Njeriu brenda kohës së kursyer
gjithë jetën
dukje kameleoni…
Në shtatë currila mëkatesh* i zhyer,
si vizatim me vija të zeza karboni.
Lakmia e të brishtës,
yll në zenith
në ethe zjarrmie syri e dora e shpirti,
shqiponjën e mbyt në moçal një urith
me metastaza kanceri,
me viruse covidi.
Dukja si hyjni a hyjneshë pa një cen
ekraneve me ngjyra të rreme lakmuesi,
milioni mbi milionat si nga tjetër gen..
Sofra e Olimpit*,
madhështi Zeuesi!*…
Vila me shtatë dhoma e shtatë vaska
mes nëntë* qiejsh sikur parajsorë…
Nga pullazi i kreut
na shënon laraska
banesën e tejetës
dy metër katror… _________________________________________________ shënim: * shtatë mëkatet e Purgatorit, pjesë II tek “Komedia” e Dantes
Olimpi – i menduar mal i shenjtë, si Tomori për iliro – shqptarët nëntë qiejt e Parajsës në “Komedia” e Dantes
Comments